FOTO/ Ekzekutohet me 30 plumba vëllai i një bashkëpunëtori të drejtësisë

FOTO/ Ekzekutohet me 30 plumba vëllai i një bashkëpunëtori të drejtësisë

23:07, 25/12/2018
A+ Aa A-

Vëllai i një bashkëpunëtori të drejtësisë italiane është ekzekutuar në një pritë, Ngjarja ka ndodhur në qendrën historike të Pesaros, në Marche. Mediat italiane shkruajnë se viktima është një 51-vjeçar me origjinë kalabreze.

Forcat e policisë dhe hetuesit gjetën të paktën 30 gëzhoja në vendin e ekzekutimit në rrugën “Bovio”.

Dy vrasës të maskuar pritën 51-vjeçarin, ndërsa parkonte makinën në garazh, pastaj qëlluan me armë drejt tij. Viktima ishte vëllai i një bashkëpunëtori të drejtësisë.

Vrasësit, që vepruan me pistoleta automatike me kalibër 9, më pas ia mbathën në këmbë përgjatë rrugëve të ngushta të qendrës historike.

Viktima kishte banuar në qytet në të kaluarën dhe ishte kthyer me familjen e tij rreth tre vjet më parë. Megjithatë ende nuk është e qartë nëse mes marrëdhënies familjare me të penduarin dhe vrasjen ka një lidhje.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco