Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Klinika e tmerrit, zbulohen katër kufoma dhe një...

Klinika e tmerrit, zbulohen katër kufoma dhe një...

18:29, 21/12/2018
A+ Aa A-

4 kufoma dhe një këmbë e sharruar u gjetën në një frigorifer, në një prej klinikave më të mëdha të kancerit në Moskë. Sipas asaj që shkruan e përditshmja RT, kufomat ishin shndërruar në mumie për shkak kohës së gjatë që kishin qëndruar në këtë vend.

Kontrolli i brendshëm në Qendrën Kërkimore të Kancerit Blokhin, erdhi me urdhër të drejtorit të ri të saj. Të futura në 3 kuti prej druri që ngjanin me arkivole, trupat e 4 pacientëve me kancer dhe një këmbë e prerë u zbuluan në një dhomë frigoriferike të klinikës në fjalë. Trupat dyshohet se qëndronin aty prej më shumë se një dekade dhe ishin kthyer në mumie. Ato ishin deformuar aq shumë sa mosha dhe gjinia e tyre nuk mund të përcaktohej menjëherë.

Zyrtarisht, autoritetet sqaruan për mediat vendase se “për shkak se për një kohë të gjatë nuk ka pasur kërkesa po ankesa nga të afërmit e trupave të gjetur, u vendos që ato t’i dorëzoheshin agjencive ligjzbatuese, në bazë të ligjit rus”.

Pavarësisht deklaratës nga mjekët se nuk kishte ndodhur asgjë e jashtëzakonshme, Komiteti Investigativ ka nisur një hetim për zbulimin e pazakontë. Ata morën në pyetje stafin e klinikës dhe sekuestruan një numër të madh dokumentesh.

Dyshimet janë se trupat mund t’u jenë shitur muzeve të anatomisë, ose “laboratorëve speciale”. Mungesa e të dhënave personale të shumë pacientëve në dokumentet e sekuestruara ka ngritur dyshimet se brenda kësaj qendre të trajtimit të kancerit mund të veprojë një rrjet kriminal, aktiviteti i të cilit bazohet në tregtinë e kufomave. 4 mumiet që u zbuluan gjatë kontrollit do të kishin qenë me gjasë ende në frigorifer, pasi për ta nuk ishte gjetur ende një blerës.

Megjithatë të gjitha këto aludime janë ende paraprake, për shkak se hetimet për ngjarjen janë në zhvillim. Nga ana e tyre, mjekët deklaruan se nuk bëhet fjalë për asnjë lloj aktiviteti kriminal dhe se trupat me gjasë kishin ngelur në morg për një kohë kaq të gjatë, për shkak të problemeve me dokumentet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco