BE merr vendimin drastik për materialet plastike

BE merr vendimin drastik për materialet plastike

23:45, 20/12/2018
A+ Aa A-

Hap i rëndësishëm i Bashkimit Europian në luftën kundër prodhimeve të plastikës me një përdorim. Nga viti 2021 nuk do të jenë më pjesë e tregut evropian pjata, thikë, pirunj, lugë, pipa, pastrues për higjenën e veshëve, enë të ndryshme me polistirol. Ndërsa për të tjera produkte duhet të ketë reduktim drastik.

Këtu përfshihen edhe shishet për pije, të cilat brenda vitit 2025 duhet të jenë të paktën 25% të riciklueshme, përqindje e cila do rritet çdo 5-vjeçar. Marrëveshja ndër institucionet më të larta të BE është arritur pas negociatave që kanë zgjatur mbi 12 orë.

Në lidhje me vendimet e marra në luftën kundër plastikës, kanë reaguar edhe organizata ndërkombëtare joqeveritare dhe ambientaliste, të cilat e kanë përshëndetur, duke theksuar se keto objektiva është shumë e rëndësishme që të respektohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco