Tërheqja nga Siria, flet Trump

Tërheqja nga Siria, flet Trump

17:30, 20/12/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, tha se vendimi për tërheqjen e vendit të tij nga Siria nuk ishte befasi.

Këto komente Trump i bëri në një postim në rrjetin social Tëitter, ku tha se prej vitesh përpiqet për tërheqje nga Siria.

Ai tha se para gjashtë muajsh kishte kërkuar haptazi tërheqjen nga Siria, por ishte pajtuar që të qëndrohet edhe për një kohë.

"Rusia, Irani, Siria dhe të tjerët janë armiq lokal të DEASH-it. Punën atje e bënim ne. Ka ardhur për kthim në shtëpi dhe rindërtim", shkroi Trump.

"A dëshiron SHBA të jetë policia e Lindjes së Mesme, duke mos marrë asgjë, por duke dhënë jetëra të çmuara dhe triliona dollarë për të mbrojtur të tjerët të cilët, në pothuajse të gjitha rastet, nuk e vlerësojnë atë që po bëjmë?", ka shkruar po ashtu presidenti amerikan.

"A duam të jemi atje përgjithmonë? Është koha që më në fund të luftojnë të tjerët ", shtoi ai.

Donald Trump dje përmes rrjetit social Tëitter tha se organizata terroriste DEASH është mposhtur në Siri dhe se ka ardhur koha që ushtarët amerikanë të kthehen në vendin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco