Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Lindi sa një orë, ja çfarë ndodhi me të

Lindi sa një orë, ja çfarë ndodhi me të

20:34, 19/12/2018
A+ Aa A-

Një fëmijë i lindur para kohë në madhësinë e orës së të atit 24 javë më parë ka ndërruar jetë tragjikisht në krahët e së ëmës.

Lorcan Michael O’Brien lindi me peshë 705 gramë më 13 Maj të këtij viti në Spitalin e Fëmijëve në Perth të Australisë dhe u diagnostikua me një sëmundje kronike në mushkëri.

Mjekët vazhdimisht u përsëritën prindërve Nikki Daly dhe Ruairi O’Brien së fëmija i tyre i porsalindur nuk do të arrinte të mbijetonte. Por përkundër të gjithë parashikimeve të mjekëve, i vogli arriti të frymonte deri në muajin Dhjetor.

Ai tragjikisht ndërroi jetë teksa përkundej në krahët e së ëmës. “Lorcan vdiq në krahët e mi. Iku shpejt. Ishte tepër e vështirë ta shikoje tek merrte frymë për herë të fundit para nesh”, tha e ëma për “Nine News”.

Në një postim në rrjetet sociale ajo falënderoi të gjithë infermierët dhe mjekët që u qëndruan pranë këto muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco