U arrestua në fillim të muajit, ky është vendimi i gjykatës për zyrtaren e Huawei

U arrestua në fillim të muajit, ky është vendimi i gjykatës për zyrtaren e Huawei

07:14, 12/12/2018
A+ Aa A-

Zyrtarja më i lartë financiare e gjigantit kinez të telefonisë,Huawei është liruar me kusht nga një gjykatë kanadeze.

Meng Wanzhou u arrestua më 1 dhjetor dhe mund të ekstradohet në SHBA për t'u përballur me akuzat për mashtrim, ku pretendohet se janë shkelur sanksionet ndaj Iranit.

Një gjyqtar në Vankuver ka vendosur lirimin me kusht në C $ 10m (£ 6m, $ 7.4m). Ajo do të jetë nën vëzhgim 24 orë në ditë dhe duhet të mbajë një etiketë elektronike në kyçin e këmbës.

Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se tani është i gatshëm të ndërhyjë në këtë rast.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco