‘Marrëveshja e Brezit nuk negociohet’

‘Marrëveshja e Brezit nuk negociohet’

20:35, 11/12/2018
A+ Aa A-

Bashkimi Europian është gati t’i japë më shumë garanci Britanisë mbi marrëveshjen tashmë të arritur, por nuk do ta rinegociojë traktatin apo protokollin për kufirin irlandez.

Kreu i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker u tregua i prerë për këtë gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian.

Juncker-i u shpreh gjithashtu i "habitur" me pamundësinë e kryeministres Theresa May për ta kaluar marrëveshjen në parlament.

"Ka një të ftuar të papritur në Këshillin Europian: Brexit-i. Habitem pasi ne ramë dakord më 25 nëntor me qeverinë britanike. Më duhet ta përsëris, marrëveshja e arritur është më e mira e mundshme. E vetmja e mundshme ndaj dhe nuk mund të rinegociohet ..."

Kryeministrja britanike Theresa May e shtyu votimin në Parlament të marrëveshjes me BE dhe ka filluar takimet me krerët e vendeve anëtare, përshirë dhe kancelaren gjermane Angela Merkel.

Shtyrja e votimit ka sjellë frustrim tek publiku, pasi tani hyn në lojë edhe mundësia e një referendumi të dytë dhe anulimi i Brexit-it.

Në favor të anulimit të Brexit-it është edhe protestuesi Steve Bray që çdo mbrëmje proteston pas grupeve televizive që raportojnë nga Ëestminster, selia e qeverisë.

Pavarësisht paqartësive politike, bursat dhe kursi i këmbimit i paundit reaguan pozitivisht ndaj shtyrjes së votimit të marrëveshjes në Parlament.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco