Morën fitoren e parë, por francezët nuk ndalen. Ja çfarë kërkojnë tani

Morën fitoren e parë, por francezët nuk ndalen. Ja çfarë kërkojnë tani

17:45, 05/12/2018
A+ Aa A-

Me daljen e kryeministrit francez Edouard Philippe para kamerave të martën, për ti thënë popullit të tij se asnjë taksë nuk i’a vlen të kërcënojë unitetin e kombit dhe për këtë arsye qeveria kishte vendosur ta pezullonte rritjen e taksës së naftës për 6 muaj, dukej se do të qetësonte disi popullin francez, por në fakt nuk ndodhi ashtu.

Për jelekët e verdhë kjo nuk mjafton dhe për këtë arsye, protestat nuk janë ndalur e nuk do të ndalen deri sa Presidenti Emmanuel Macron, i cilësuar si presidenti i të pasurve, mos ti ofrojë më popullit të tij lëmosh por mirëqenie.

Phillipe përdori një fjalë që me të vërtetë shkatërroi gjithçka dhe zemërojë protestuesit dhe kjo fjalë ishte 'shtyrja e taksës’. Pra taksa do të jetë ende aty mbas 6 muajsh dhe ne ndihemi të fyer, Macron po tallet me ne, shprehen disa nga protestuesit.

Ajo që nisi si një protestë kundër rritjes së çmimit të naftës tashmë është kthyer në një protestë e mbarë kombit, për reforma të reja gjithëpërfshirëse nga qeveria por edhe nga institucione të tjera.

Gjatë dy ditëve të fundit, shoferët e ambulancave dhe studentët kanë nisur protestat e tyre individuale.

Dy kompani i bënë thirrje shoferëve të ambulanca të nisin protestat intensive duke nisur nga datë 9 Dhjetor, ndërsa u vu re një mori faqesh në Facebook që bënin thirrje për t’ju bashkuar protestës të shtunën. 

Ndërsa sot, fermerët njoftuan se ata do të organizojnë një seri protestash javën e ardhshme.

Të martën protestat u zhvendosën në Marseille, ku studentët hedhën gaz lotësjellës dhe u përleshen me forcat e policisë.

Të ndodhur në një situatë të tillë, qeveria franceze sinjalizoi të mërkurën se ishte e përgatitur të bënte lehtësira të mëtejshme për protestuesit e "jeleketve të verdhë", madje po sheh edhe një mundësi për të ulur taksat për ata që kanë të ardhura të larta.

Presidenti Emmanuel Macron po përballet me ditë të vështira e po përpiqet që ti jap fund protestave të jelekëve të verdhë që kanë nisur që në datën 17 Nëntor e duke përshkallëzuar të shtunën në dhunë, më e keqja që Parisi kishte përjetuar në dekada.

Kjo është një kthesë e ndjeshme e një qeverie, presidenti i së cilës ishte zotuar se asnjë protestë nuk do ta ndalonte atë të implementonte reformat e tij, siç kish ndodhur më herët me liderët para-ardhës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kuti05/12/2018 18:05

E keqja eshte se ne shqiptaret nuk jemi aspak kurajoze si francezet! Jeleket e verdhe nuk i organizoi askush, e nuk pranuan as sindikaten, por ju thane nese doni te protestoni per llogari tuaj, e i perzune! Jo si ne qe jemi shitur te gjithe tek kryellumi i Shqiperise! Flas per orga (zmat) nizmat ojq! Te organizojme vete protesta,te lidhemi me rrjetet sociale nese nuk jane dhjere edha ato, ose ne FB, Diç duhet bere ose te shuhemi si ame, et na shtypin ndyresirat e pashtetit dhe te opoziçkes!

Shto koment

Denonco