FOTO/ Edhe ky kryetar shteti e quan veten, `Rilindas` si Rama, por shihni shembullin që jep!

FOTO/ Edhe ky kryetar shteti e quan veten, `Rilindas` si Rama, por shihni shembullin që jep!

10:53, 03/12/2018
A+ Aa A-

Ka qenë gati një histeri kolektive ajo që ka pushtuar meksikanët, pasi kreu majtist i shtetit, Andres Manuel Lopez Obrador, ka hapur dyert e pallatit presidencial pas 80 vitesh.

Mijëra njerëz kanë vërshuar për të parë rezidencën luksoze ku kanë jetuar presidentët e vendit, raportojnë mediat vendase.

Image

Andres Manuel Lopez Obrador, ka deklaruar se ndryshe nga paraardhësit e tij, nuk do jetojë në këtë rezidencë, e cila do kthehet në qendër kulturore, por në një lagje normale si shumica e meksikanëve.

Image

Banorët e kryeqytetit kanë deklaruar për mediat, se kanë mbetur të habitur nga pallati ‘Los Pinos’, dhe e kanë krahasuar atë  me luksin e Versajës. Andres Manuel Lopez Obrador njësoj siç deklaronte 6 vite më parë Edi Rama kur ishte në opozitë, thotë se do të ‘rilindë’ Meksikën.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco