Arrestohet për trafik drogë, më pas rezulton vrasës i 90 personave

Arrestohet për trafik drogë, më pas rezulton vrasës i 90 personave

17:46, 29/11/2018
A+ Aa A-

Një vrasës serial në Amerikë ka rrëfyer deri më tani 90 vrasje ku 34 prej tyre janë vërtetuar dhe po punohet për të verifikuar edhe vrasjet e tjera.

Samuel Little u arrestua në vitin 2012 në vendin ku ai qëndronte, ku kryesisht banonin të pastrehët.

Ai po kërkohen pasi akuzohen në lidhje me disa akuza për trafik droge, por kur i morën analizat e ADN-së ai u lidh me vrasjen e tri femrave të ndodhura në vitet 1987-1989, shkruan Syri.net.

Të treja viktimat ishin rrahur dhe pastaj mbytur.

Fillimisht ai nuk i pranoi akuzat, por gjykata vendosi tri burgime të përjetshme për të. Më pas ai filloi që të rrëfente krimet e bëra që nga viti 1970 deri në vitin 2005.

78 vjeçari po konsiderohet si një ndër vrasësit serial më të frikshëm që ka parë historia e amerikës.

/Syri.net/A.P/

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco