U dënua për 36 vrasje, FBI bën zbulimin e frikshëm, 78 vjeçari mund të ketë kryer 90 krime

U dënua për 36 vrasje, FBI bën zbulimin e frikshëm, 78 vjeçari mund të ketë kryer 90 krime

13:12, 29/11/2018
A+ Aa A-

Një burrë i cili aktualisht gjendet në burg të Teksasit, mund të jetë në mesin e vrasësve serial më të rrezikshëm në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kështu theksohet në një raport të lëshuar nga FBI gjatë kësaj jave, 

Samuel Little iu ka thënë hetuesve se ai mund të ketë kryer deri në 90 vrasje dhe autoritetet kanë dëshmi në lidhje me to vetëm për 36 prej tyre deri më tani.

Little i cili tashmë po vuan dënime, filloi të fliste me hetuesit në pranverën që e lamë pas në këmbim të një transferimi të burgut pasi humbi një apel.

FBI në raportin e saj thotë se tani po punon me Departamentin e Drejtësisë, Byronë e Ndihmës së Drejtësisë në Texas dhe dhjetra agjencive të tjera të zbatimit të ligjit të shtetit dhe të vendit për të ‘’përputhur rrëfimet e Little-it me dëshmi nga gratë që rezultuan të vdekura në shtete nga Kalifornia në Florida midis viteve 1970 dhe 2005″.

78 vjeçari Samuel Little, është në shëndet të dobët dhe ka gjasa të vdes në burg, tha FBI, kështu që hetuesit po garojnë për të identifikuar sa më shumë viktima të tij të jetë e mundur dhe për të ndihmuar në mbylljen e këtyre rasteve të pazgjidhura, 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco