‘El Chapo’ nën masa ekstreme, gruaja e tij thyen rregullat për...

‘El Chapo’ nën masa ekstreme, gruaja e tij thyen rregullat për...

22:08, 28/11/2018
A+ Aa A-

'Avokati i El Chapo ndihmoi zotin e dyshuar të drogës të ketë kontakt me celularin me gruan

Prokurorët federalë po kërkojnë sanksione ligjore kundër ekipit mbrojtës të Joaquín "El Chapo" Guzmán për shkelje të rregullave të sigurisë duke ndihmuar gruan e tij që të ketë komunikim me ‘mbretin’ e drogës.

Incidenti i pretenduar shkel kufizimet e sigurisë lidhur me gjykimin penal të Guzmán në gjykatën federale të Bruklinit, thanë prokurorët në një letër drejtuar gjyqtarit të gjykatës së rrethit të SHBA, Brian Cogan.

Jeffrey Lichtman, një prej avokatëve të Guzmán, tha për Reuters se akuza ishte "spekulim i pastër".

Guzmán është akuzuar për kryesimin e kartelës "Sinaloa”. Ai akuzohet për 17 vepra penale duke përfshirë trafikimin e drogës, komplot për të vrarë rivalët dhe pastrimin e parave.

Masat "në mënyrë specifike" e kufizojnë Guzmánin që të ketë kontakt telefonik me bashkëshorten e tij, Emma Coronel Aispuro, shkruhej në letrën e prokurorëve.

Cogan, i cili kryeson gjykimin, nuk e pranoi kërkesën e Guzmán për përqafuar gruan e tij para fillimit të gjyqit.

Pavarësisht nga masat e sigurisë, prokurorët shkruan se dikush, identiteti i të cilit u redaktua nga letra, ka bërë të mundur që Guzman të ketë kontakt me gruan e tij.

Mes tregimeve të errëta të kontrabandës së drogës, vrasjeve dhe dhunës gruaja e “El Chapos” ka marrë vëmendjen e mediave.

Emma është mbesa e shefit të karteleve Ignacio “Nacho” Coronel, i vrarë tashmë, por që ka qenë një nga burrat më të besuar të “El Chapos”.

Thuhet gjithashtu se “El Chapo” ka ushtruar ndimin e tij për t’i suguruar Emma-s fitoren e Kurorës së Missit Meksikë në vitin 2007.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco