Ukrainë - Rusi, lufta në prag, diplomacia hidhet në veprim

Ukrainë - Rusi, lufta në prag, diplomacia hidhet në veprim

10:19, 27/11/2018
A+ Aa A-

Pas sulmit ndaj anijeve luftarake ukrainase prej anijeve ruse në Ukrainë hyn në fuqi për 30 ditë ligji i luftës. Parlamenti në Kiev miratoi dekretin përkatës të presidentit Poroschenko. BE-ja është e alarmuar.

Nga Deutsche Welle

Linjat e telefonit të diplomacisë ndërkombëtare po ziejnë, konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës mund të devijojë në një përshkallëzim të ri ushtarak. Shkaku: para 24 orësh anijet ruse të mbrojtjes kufitare në ngushticën detare Kertsh mes Krimesë dhe Rusisë, që lidh detin e Zi me Detin Asovshen, qëlluan ndaj anijeve luftarake ukrainase. Pas kësaj anijet ruse i konfiskuan anijet ukrainase dhe i ndaluan ekuipazhet e tyre. Që pas kësaj ngjarjet po precipitojnë.

Në reagimin e parë të ashpër, presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko të hënën (26.11) pasdite u shpreh për "një akt të ri agresioni të armatosur", ai e vendosi ushtrinë e Ukrainës në gjendje alarmi dhe nënshkroi një dekret për shpalljen e ligjit të luftës për 30 ditët e ardhshme. Parlamenti ukrainas e miratoi dekretin pas një debati që zgjati për shumë orë.

Paralelisht Poroshenko  thirri një takim të shteteve të NATO-s me përfaqësuesit ukrainas. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ritheksoi pak pas takimit parimin e aleancës mbrojtëse për angazhim për ruajtjen e "integritetit territorial dhe pavarësisë" së Ukrainës.

Shqetësim - reagimet ndërkombëtare

Qëkurse Rusia ka aneksuar kundër së drejtës ndërkombëtare më 2014 gadishullin e Krimesë, konflikti është kthyer në një problem të nxehtë të diplomacisë ndërkombëtare. Se sa delikate është gjendja këtë e dëshmojnë ngjarjet e fundit  që po preokupojnë skenën ndërkombëtare. Reagimet ishin të menjëhershme nga politika gjermane. Ministria e Jashtme theksoi: "Zhvillimet në detin Asovshen janë ekstremisht shqetësuese", u shpreh ministri i Jashtëm Heiko Maas.

Maas, i cili aktualisht ndodhet në Spanjë, iu drejtua me një apel palëve: "Nuk është e pranueshme, që atje të ketë një bllokadë ruse. Unë u thirrje ndaj të dyja palëve, që ta zbusin situatën. Shpresoj fuqishëm, që palët ta dëgjojnë këtë apel, i cili nuk do të vijë vetëm nga Gjermania."

Rusia e sheh fajin për përshkallëzimin e situatës tek Ukraina

Në Moskë ndërkohë ka një interpretim ndryshe të ngjarjeve. Zyrtarët rusë fokusohen më tepër tek reagimi i Ukrainësr se sa tek sulmi duke e komentuar këtë reagim si të motivuar prej politikës së brendshme.  Sergej Lavrov, ministri i Jashtëm rus, iu drejtua direkt bashkësisë së shteteve perëndimore: "Perëndimi duhet sa më shpejt të jetë e mundur t'u kthejë arsyen në Ukrainë atyre, që duan të nxisin një përshkallëzim ushtarak të konfliktit."

Në mars në Ukrainë zhvillohen zgjedhjet. President Petro Poroshenko në sondazhe mbetet prapa, vendosja e gjendjes së luftës mund të bëhet shkas për shtyrjen e zgjedhjeve. Nga këndvështrimi i Lavrovit kjo është një arsye e mjaftueshme, që Ukraina ta nxisë përshkallëzimin.

I nevojshëm reagimi unik i BE-së

Opozita në Bundestag në Berlin kërkon impenjimin e BE-së: "BE-ja", sipas Omid Nouripour, zëdhënësi i politikës së jashtme të partisë ekologjike, duhet "ta dënojë menjëherë agresionin rus. Thirrjet për zbutjen e situatës janë të drejta dhe ato nuk duhet ta shkëpusin vëmendjen ndaj faktit, që Federata Ruse po kufizon ushtarakisht lirinë e navigimit në ujërat ndërkombëtare." Nuk ka një përgjegjësi të barabartë mes Ukrainës dhe Rusisë, tha ai, sepse "nuk ka një raport të drejtë forcash."

Reagimet e shumta dhe insistimi i apeleve bëjnë të qartë se sa i rëndësishëm është veprimi i shpejtë diplomatik. Shanset që të shmanget një përshkallëzim i mëtejshëm ushtarak nuk janë të këqia. Kjo përkon edhe me përpjekjet që prej vitit 2014 të përfaqësuesve të Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës, që konsultohen rregullisht për zgjidhjen me rrugë diplomatike të konfliktit të Ukrainës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco