Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Zjarre të papara në Australi, jepet urdhri për evakuime

Zjarre të papara në Australi, jepet urdhri për evakuime

10:57, 26/11/2018
A+ Aa A-

Qindra australianë janë evakuar nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve në shkurre, evakuime në kushte të paprecedenta të motit në shtetin e Queensland, thanë zyrtarët.

Rreth 20 vatra zjarri po e djegin shtetin, pas një vale të nxehtë, thanë Shërbimet e Zjarrit dhe të Emergjencave.

Zjarri më serioz, 450 km në veri të Brisbanit, ka shkatërruar të paktën dy shtëpi, ka dëmtuar 4 të tjera dhe ka nxitur që të jepej urdhri për evakuim.

Kushtet janë përshkruar si shumë të pazakonshmë në këtë periudhë të vitit.

Zjarri më i madh është rreth 50 km i gjatë dhe ka djegur rreth 11 ha në Parkun kombëtar të Deepëater.

 Ai filloi të shtunën dhe pritet të jetë një kërcënim në ditët e ardhshme./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco