Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Gjermania akuzon ish-rojen 95-vjeçar të një kampi nazist në Austri

Gjermania akuzon ish-rojen 95-vjeçar të një kampi nazist në Austri

11:39, 24/11/2018
A+ Aa A-

Prokurorët gjermanë e kanë akuzuar zyrtarisht një burrë 95-vjeçar, i cili dyshohet se ka ndihmuar në vrasjen e mijëra të burgosurve në një kamp nazist të vdekjes në Austri. Banori i Berlinit, i prezantuar vetëm si Hans H, për shkak të ligjeve, kishte shërbyer si roje në kampin nazist “Mauthausen” në vitet 1944 dhe 1945.

Një deklaratë e zyrës së prokurorit të Berlinit e akuzon atë se ka qenë pjesë e operacionit të vrasjeve. Ai është një nga rojet e fundit që ende janë gjallë dhe që po akuzohet për krimet e bëra gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në kamp ishin të burgosur rreth 190 mijë persona, ndërsa gjysma e tyre janë vrarë. I dyshuari i këtij rasti besohet se ka ndihmuar në vrasjen e mbi 36 mijë personave.

Kampi gjendet 20 kilometra larg qytetit të Linzit dhe në të burgoseshin njerëzit që vlerësoheshin si armiq të autoriteteve naziste. Shumë prej tyre vdiqën për shkak të punës së rëndë, duke u helmuar me gaz, duke u injektuar me helme, duke u qëlluar me armë zjarri, duke vdekur nga uria ose të ftohtit e madh. Prokurori ka deklaruar se i dyshuari ka punuar për njësinë famëkeqe “SS” dhe ka qenë i vetëdijshëm për të gjitha mënyrat e vrasjeve dhe kushtet e tmerrshme për të burgosurit në kamp.

Tash është detyrë e gjykatës që të vendos nëse rasti do të vazhdojë në fazën e mbajtjes së seancave. Raste të ngjashme të gjykimeve të ish-pjesëtarëve të ushtrisë naziste janë mbajtur edhe në muajt e kaluar në Gjermani, shkruan “BBC”,


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco