Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Arbitri i futbollit akuzohet për 300 raste abuzimi me djem

Arbitri i futbollit akuzohet për 300 raste abuzimi me djem

17:13, 21/11/2018
A+ Aa A-

Një 26 vjeçar është akuzuar në Norvegji për abuzim seksual në mbi 300 djem, duke e cilësuar atë si abuzuesin më të madh në histori të vendit.

Ai thuhet se është një gjyqtar futbolli, ka qenë nën hetim prej disa vitesh dhe tani përballet me akuzat që përfshijnë më shumë se 300 djem adoleshentë.

Viktimat e tij janë pikasur kryesisht në internet në Norvegji, Suedi dhe Danimarkë.

Por disa nga djemtë mendohet se e kanë takuar atë personalisht.

Sipas njoftimeve norvegjeze, ai kishte hapur një faqe me emër vajze dhe pasi fitonte besimin e djemve u kërkonte atyre foto nudo.

Pasi ata i dërgonin foto ai më pas i kërcënonte që tu zhvaste para.

Televizioni norvegjez NRK tha se kishte marrë më shumë se 16,000 video.

/A.P/Syri.net/                                            

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco