Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi, Mbreti Saudit thyen heshtjen për akuzat ndaj të birit

Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi, Mbreti Saudit thyen heshtjen për akuzat ndaj të birit

22:34, 19/11/2018
A+ Aa A-

Mbreti i Arabisë Saudite ka thyer heshtjen në lidhje me vrasjen e gazetarit Xhamal Kashogit, për të cilën akuzohet i biri i tij,   princi i kurorës, Mohamed bin Salman.

Mbreti Salman i Arabisë Saudite ka folur sot të hënën për herë të parë në lidhje me vrasjen e gazetarit në një seancë të Aasamblesë Parlamentare të mbretërisë, pak ditë pasi kryeprokurori saudit rekomandoi dënimin me vdekje për 5 të dyshuar për vrasjen. Megjithatë, gjatë ligjërimit monarku nuk i komentoi dyshimet e ngritura nga CIA se djali i tij, princi i kurorës Mohamed bin Salman, urdhëroi ekzekutimin. Në vend të komenteve, mbreti e vuri theksin tek organet e drejtësisë që në Arabinë Saudite po menaxhojnë hetimet mbi vrasjen e 2 tetorit në konsullatën saudite në Stamboll.

“Mbretëria jonë u themelua mbi Islamin e bazuar te drejtësia. Ne duhet të ndihemi krenarë për përpjekjet që po bëjnë gjyqësori dhe prokuroria në përmbushjen e detyrave që u janë besuar dhe duhet të ritheksojmë se vendi ynë nuk do t’i shmanget zbatimit të ligjit të Zotit”, tha Salman përpara strukturës parlamentare të pazgjedhur nga populli, por që ka rol këshillues për familjen mbretërore.

Pasi e mohuan disa herë me radhë përgjegjësinë për vrasjen e Xhamal Kashogit, autoritetet saudite deklaruan më vonë se ai ishte ekzekutuar nga agjentë rebelë të shërbimeve sekrete. Ndërkohë, një seri informacionesh të publikuara në mediat ndërkombëtare e kanë lidhur vrasjen me princin e kurorës, por deri tani Mohamed bin Salman nuk është përfshirë në hetimet e autoriteteve saudite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco