Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Banka ndryshon kodin e punës, nëse ju ngacmojnë raportoje tek shefi

Banka ndryshon kodin e punës, nëse ju ngacmojnë raportoje tek shefi

20:40, 13/11/2018
A+ Aa A-

Një bankë në britani Barclays, ka përditësuar kodin e sjelljes së punonjësve, duke u thënë atyre të informojnë drejtuesit  e tyre në lidhje me aferat seksuale që mund të ndodhin në zyrë.

Kjo vjen kur kompanitë luftojnë për t'u përgjigjur në prag të skandaleve seksuale të ngacmimit që kanë përfshirë Hollivudin dhe industritë e tjera të mëdha vitin e kaluar.

Kodi i punës nga banka u rishikua këtë verë dhe është bërë publik tani, shkruan Syri.net.

Në të shkruhet: "Të gjithë punonjësit e Barclays-it duhet të informojnë menaxherin e tyre të linjës ose ndonjë kontakt tjetër të përshtatshëm të ndryshimeve në marrëdhëniet personale që mund të jenë relevante për rolin e tyre.

"Kjo është për të siguruar që Barclays është i vetëdijshëm për çdo konflikt të mundshëm të interesit që mund të lindë dhe mund t'i menaxhojë këto në mënyrë të përshtatshme.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco