FOTO/ Katastrofa në Kaliforni: shkon në 31 numri i të vdekurve nga zjarri, 200 të humbur

FOTO/ Katastrofa në Kaliforni: shkon në 31 numri i të vdekurve nga zjarri, 200 të humbur

07:55, 12/11/2018
A+ Aa A-

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i zjarreve në Kalifornia është rritur në 31 dhe më shumë se 200 persona ende nuk janë gjetur, thanë zyrtarët për BBC.

Gjashtë persona të tjerë u konfirmuan të vrarë nga zjarri në Camp Fire në veri të shtetit, duke e çuar atje numrin e të vdekurve në 29.

Tani kjo fatkeqësi është e barabartë me rekordin që ishte shënuar në 1933 në Los Angeles, në katastrofën e vitit 1933 në Gritfith park/

Në jug, në Woolsey Fire, zjarri ka marrë dy jetë të tjera pasi ka shkatërruar vendpushimet e plazhit përfshirë Malibunë.

Rreth 250 mijë persona janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre për shmanguur flakët në rritje.

Me forcimin e erërave që kërcënonë të ëprhapin flakët, guvernatori i shtetit Jerry Browun i ka kërkuar presidentit Donald Trump të deklarojë katastrofën, një lëvizje masive që do të lejonte të përdoreshin më shumë fonde federale të emergjencës.

Apeli erdhi pasi Trump kërcënoi të shkurtonte fondet për Kaliforninë, duke fajësuar zjarret për menaxhimin e dobët të pyjeve.

Ekipet e emergjencave janë duke kërkuar mbetjet e më shumë se 6700 shtëpive dhe bizneseve të djegura në qytetin Paradise./SYRI.NET

ImageImageImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco