VIDEO/ Zjarre të tërbuar në Malibu, digjen vilat e yjeve të Hollivudit, 9 të vdekur

VIDEO/ Zjarre të tërbuar në Malibu, digjen vilat e yjeve të Hollivudit, 9 të vdekur

08:21, 10/11/2018
A+ Aa A-

Një zjarr i tërbuar në jug të Kalifornisë ka përfshirë vendpushimin e plazhit në Malibu. Shtëpi të shumë yjeve të Hollivudit janë djegur dhe banorët janë larguar, njofton BBC.

Më tej në veri, një tjetër zjarr ka shkatërruar qytetin Paradise, duke lënë 9 të vdekur ndërsa 35 persona janë të humbur. Gjithsej, tre zjarre të fuqishëm po djegin shtetin tej e tej.

Ndër qytetet ku është dhënë urdhri për evakuim është Thousand Oaks, ku një person i armatosur vrau 12 vetë të mërkurën.

Autoritetet thanë se zjarrri në Camp Fire në veri dhe Woolsey Fire dhe Hill Fire në jug janë duke u shtyrë nga erëra të fuqishme. Më shumë se 250 mijë persona janë duke u evakuuar.

“Madhësia e shkatërrimit nga zjarri është e pabesueshme dhe tronditëse”, tha Mark Ghilarduccci nga zyra e Guvernatorit të Kalifornisë./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco