Panik në kryeqytetin e Indisë për ajrin toksik para festimeve të Divalit

Panik në kryeqytetin e Indisë për ajrin toksik para festimeve të Divalit

11:11, 05/11/2018
A+ Aa A-

Paniku ka kapluar kryeqytetin indian Delhi të hënën pasi banorët u zgjuan nën smog të trashë si batanije gri para festivalit të Dritave, Divalit, njofton BBC.

Pamja ishte e dobët, pasi niveli i ndotjes u rrit 20 herë mbi kufirin e lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Cilësia e ajrit pritet të përkeqësohet në ditët në vijim për shkak të përdorimit të fishekzjarreve, thanë ekspetët.

Qytetet indiane rregullisht kryesojnë në renditjen e ajrit më të ndotur në glob.

Gjykata e Larta ka vendosur që koha për hedhjen e fishekzjarreve të jetë vetëm dy orë gjatë dityës por shtetrrethimi ka për të qënë i vështirë për t’u zbatuar.

Divali, festivali më i rëndësishëm hindu në veri të Indisë, feston fitoren e së mirës mbi djallin. Megjithatë në vitet e fundit, festimet kanë shkaktuar rritjen e ndotjes së ajrit në nivele të rrezikshme për shkak të djegies së fishekzjarreve.

Kryeqyteti indian është i gjashti ën botë me ndotjen më të madhe të ajrit, sipas OBSH-së./SYRI.NET  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco