Tërmet tjetër 4.2 ballë në Zakinthos, ndihet deri në Athinë

Tërmet tjetër 4.2 ballë në Zakinthos, ndihet deri në Athinë

09:00, 02/11/2018
A+ Aa A-

Sipas Shërbimit Sizmiologjik të Greqisë, gjatë natës së shkuar ka pasur më shumë se dhjetë lëkundje tërmeti 3-4 ballë të regjistruara në zonë detare në detin Jon si dhe një tërmet prej 4.6 ballës të shkallës Rihter në Zakinthos në orën 4:33 min të së premtes në mëngjes.

Sipas informacioneve të para, tërmeti ra në thellësinë 10 km dhe u ndie deri në Athinë.

Ky është tërmeti i tretë i fortë që godet Zakinthos brenda dy javëve. Më 26 tetor, ra një tërmet 6.8 ballë, që solli çarje të tokës dhe shkatërrimin e disa godinave të vjetra; më 30 tetor po ashtu ra një tjetër tërmet 5.3 ballë. në të dy rastet si dhe sot të tretin, tërmeti ka qënë në zonë detare, në thellësitë e detit Jon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco