Një milion evropianë largohen nga Facebook, Zuckerberg premton të shtojë sigurinë

Një milion evropianë largohen nga Facebook, Zuckerberg premton të shtojë sigurinë

13:36, 01/11/2018
A+ Aa A-

Një milionë vetë në Europë janë larguar nga rrjeti online. Megjithatë çdo muaj në Facebook janë aktivë 375 milionë anëtarë - vetëm në Europë. Në mbarë botën janë shumë më tepër, shkruan Deutwche Welle.

Facebook ka probleme imazhi dhe rritjeje në Europë. Në tremujorin e kaluar numri i anëtarëve aktivë në muaj u ul edhe me një milionë të tjerë, pasi katër muaj më parë rrjeti online pati humbur në Europë po një milionë anëtarë të tjerë. Kryeisht janë skandalet me të dhënat që i kanë kushtuar shumë Facebook-ut duke humbur besueshmërinë, por efekt kanë pasur edhe rregulloret e ruajtjes së të dhënave në BE.

Parë në nivel mbarëbotëror rrjeti online megjithatë vazhdon të rritet - edhe pse më ngadalë si asnjëhere më parë qysh prej gjashtë vjetësh. Numri i atyre që e përdorin të paktën një herë në muaj Facebook-un brenda tre muajve është rritur nga 2,23 në 2,27 miliardë.

Pavarësisht shpenzimeve të mëdha në luftë kundër lajmeve të rreme si dhe për mbrojtjen e të dhënave, Facebook-u ka arritur t'i rrisë fitimet në tremujorin e tretë. Përmes rritjes së të ardhurave nga reklamat, xhiroja e tremujorit u rrit krahasuar me një vit më parë me rreth një të tretën në 13,7 miliardë Dollarë. Fitimi pati një kuotë prej 9 përqind në gati 1,34 miliardë Dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco