Sulm me armë gjatë paradës ushtarake, disa persona të vdekur

Sulm me armë gjatë paradës ushtarake, disa persona të vdekur

08:59, 22/09/2018
A+ Aa A-

Sulmues të panjohur kanë qëlluar një paradë të ushtrisë në qytetin jugperëndimor iranian të Ahvaz, raportojnë mediat lokale. Sulmi ka lënë disa njerëz të vdekur.

Atentatorët hapën zjarr nga prapa gjatë një paradite ushtarake në Ahvaz të shtunën, duke vrarë dhe plagosur disa njerëz. Sulmi vjen pasi kombi përkujton fundin e luftës tetëvjeçare Iran-Irak.

Të shtënat shpërthyen për disa minuta në paradën ushtarake, ku përfshiheshin trupat nga divizioni 92 i armatës iraniane, njoftoi agjencia e lajmeve ISNA e Iranit. Sulmuesit me sa duket kishin uniforma ushtarake dhe sulmi zgjati rreth 10 minuta.

Llogaria në Tëitter e agjencisë ka lëshuar një sërë fotosh që tregojnë pasojat e sulmit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco