Udhëtimi dramatik i avionit me 370 pasagjerë përfundon në mënyrë të pazakontë

Udhëtimi dramatik i avionit me 370 pasagjerë përfundon në mënyrë të pazakontë

18:28, 18/09/2018
A+ Aa A-

Një aeroplan i Air India me rreth 370 pasagjerë në bord u shpëtua për një "qime" nga një fatkeqësi, për shkak të një sërë komplikimesh gjatë fluturimit.

Aeroplani po udhëtonte nga Nju Delhi për në Nju Jork. Ai duhet të mbërrinte në aeroportin "JFK" më 11 shtator, por bëri një ulje emergjente në Newark, për shkak të një serie problemesh teknike, motit të keq dhe karburantit të pakët.

Komandanti përgjegjës për fluturimin 15 orësh, thotë se ishin në situatë shumë të keqe.

Gjatë fluturimit, kishte pushuar së funksionuari edhe sistemi i navigimit për shmangien e përplasjes me avionët e tjerë si dhe radioaltimetri.

Fluturimi u bë edhe më dramatik, pasi pilotët zbuluan se nuk mund të mbështeteshin as në sistemin automatik të uljes, "Landing System" (ILS).

Ky sistem është vendimtar për uljen e një avioni në vendin e duhur në një situatë me mot të keq, siç u gjend Boeing 777-300 atë ditë.

Si në një mrekulli, aeroplani arriti të ulej në mënyrë të sigurt në Newark, ku ekipet e emergjencës ishin në gatishmëri si një masë paraprake për ndonjë rrezik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco