Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Flet shoferi i kamionit që u ndal në cepin e urës së shembur, pa tmerrin me sy

Flet shoferi i kamionit që u ndal në cepin e urës së shembur, pa tmerrin me sy

11:49, 16/08/2018
A+ Aa A-

Shoferi i kamionit F.L. ia doli që në momentin e duhur të ndalte automjetin e vet në urën e shembur në Genova . Kështu ai, ia doli të mos binte nga lartësia prej 45 metrash.

Ai ka treguar e ka përshkruar se si e ka parë zhdukjen e autostradës para syve të tij. Shoferi 37 vjeçar po kthehej sipër urës Morandi të gjatë 650 metra pasi kishte bërë shpërndarjen e furnizimeve kur e pa me sy shembjen, përcjellin mediat e huaja.

“E pashë rrugën tek shembej, me të gjithë automobilat që i kisha para vetes”, u tha ai shpëtimtarëve pas shembjes së tmerrshme të urës në të cilën vdiqën 39 veta.
Fotoja me kamionin e tij të gjelbër zuri vendin e parë në mediat botërore.

Ai edhe sot vërehet në viadukt , i lënë në vendin ku ai e kishte ndaluar me frena. Pas ndalimit shoferi kishte kërcyer nga kabina e vet dhe ishte strehuar në vend të sigurt.

“Shoferi është akoma në gjendje shoku, por nuk është i lënduar”, ka thënë Giovani D’Alessandro, drejtor i supermarketit nga i cili ai furniznte mallra.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco