FOTO/ Rrëfimi i 20-vjeçares së rrëmbyer: Duhet të bëja rrëmbyesin tim të binte në dashuri me mua, që të shpëtoja

FOTO/ Rrëfimi i 20-vjeçares së rrëmbyer: Duhet të bëja rrëmbyesin tim të binte në dashuri me mua, që të shpëtoja

12:16, 16/07/2018
A+ Aa A-

Modelja Chloe Ayling u mbajt rob në Itali për gjashtë ditë vitin e kaluar, por kur u kthye në Britani, disa njerëz ishin skeptikë për historinë e saj. Ayling foli për “Victoria Derbyshire” duke treguar se si u arratis dhe se si u përball me njerëzit që dyshonin tek ajo. Pas dy ditësh e lidhur me zinxhirë në një komodinë, Chloe Ayling pranoi se ndau të njëjtin krevat me rrëmbyesin e saj.

"Sa më shumë që flisnim, aq më shumë lidhja formohej dhe kur kuptova se ai më pëlqente, e dija që duhej ta përdorja këtë në avantazhin tim", thotë ajo.

20-vjeçarja nga Londra rrëfeu se u josh në Milano nga Lukasz Herba korrikun e kaluar për të realizuar një set fotografik.

Por asaj iu dha drogë, e zhveshën, i vendosën pranga dhe e futën në bagazhin e një makine për ta dërguar në një shtëpi në fermë. Ayling u shpreh se ishte tmerruar kur arriti në shtëpi dhe Herba i tha se do e shtiste si skllave seksi, nëse nuk arrinte të gjente 300.000 euro. Por ai gjithashtu e pyeti nëse mund ta puthte dhe të kishin marrëdhënie seksuale së bashku.

"Mendova se ky është shansi im për të dalë", tregoi Ayling, ndaj pranoi ofertën e tij.

Kur e kuptoi se shpërblimi nuk do të paguhej, 30-vjeçari e lëshoi atë dhe e dërgoi në konsullatën britanike në Milano të futur brenda një valixheje. Kur e nxorën nga valixhja, dëshmitarët e panë duke qeshur.

"Unë duhej të bëja gjithçka që mundesha që ai të binte në dashuri me mua", tregoi ajo.

Herba, një shtetas polak, u burgos në qershor dhe u dënua me 16 vjet e nëntë muaj pas një gjyqi në Milano. Herba tha se e kishte takuar më parë Ayling dhe kishte rënë në dashuri me të. Ai pretendoi se donte të krijonte një skandal për të ndihmuar karrierën e saj duke krijuar një publicitet shtesë. Kur modelja u kthye në Britaninë e Madhe disa njerëz e kritikuan se kishte qenë e lumtur kur u nxor nga valixhja, si edhe për veshjen që mbante.

"Njerëzit presin që unë të qaj gjithë kohën dhe të mbyllem në vetvete, të mos ballafaqohem kamerat. Unë mund të kisha zgjedhur ta bëja këtë, por mendova se si do të më ndihmonte të shërohesha", tha ajo.

Ayling mbrojti përsëri veten ndaj kritikave. 20-vjeçarja, e cila ka shkruar një libër mbi përvojën e saj të hidhur, thotë se është qesharake fakti që njerëzit vazhdojnë të dyshojnë edhe pas dënimit të Herbas.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco