Libi, mbyten 220 persona duke tentuar të vinin në Europë

Libi, mbyten 220 persona duke tentuar të vinin në Europë

07:23, 22/06/2018
A+ Aa A-

Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) njoftoi të enjten se rreth 220 vetë u mbytën në Libi gjatë ditëve të fundit, teksa orvateshin të kalonin Detin Mesdhe për të mbërritur në Europë.

"UNHCR-ja është e shqetësuar nga numri gjithnjë në rritje i refugjatëve dhe emigrantëve që humbasin jetën në det dhe po bën thirrje për reagim urgjent ndërkombëtar për të forcuar përpjekjet e shpëtimit në det nga të gjithë anëtarët e përfshirë dhe të aftë për shpëtimin, përfshirë OJQ-të dhe anijet tregtare në të gjithë Mesdheun", thuhet në deklaratën e së enjtes.

Sipas Agjencisë, tragjedia e fundit e ka çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në Mesdhe në mbi 1,000 në vitin 2018.

Me nisjen e sezonit veror, parashikohet një rritje e numrit të refugjatëve dhe emigrantëve që përpiqen të kalojnë Mesdheun, njoftoi CRI.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco