Protestat në Gaza vazhdojnë me gjakderdhje, mbi 100 të plagosur

Protestat në Gaza vazhdojnë me gjakderdhje, mbi 100 të plagosur

02:10, 26/05/2018
A+ Aa A-

Me dhjetëra palestinezë kanë mbetur të plagosur të premten pas protestave të fundit në kufirin e Gazës.

Protestat kanë nisur që prej 30 marsit, ku kërkohet rikthimi i refugjatëve në tokat e familjeve të tyre të marra nga Izraeli gjatë luftës së vitit 1948.

Protestat përgjatë kufirit arritën kulmin më 14 maj, kur të paktën 60 palestinezë mbetën të vrarë me armë zjarri. Dhuna është drejt rënies, por ende ka raste sporadike si këto të së premtes.

Që nga fillimi i protestave, 113 palestinezë janë vrarë me armë zjarri nga Izraeli, kanë thënë burime mjekësore nga Gaza.

Në protestën e së premtes, disa të rinj u afruan deri në 300 metra nga kufiri, ku dogjën goma, ndërsa forcat izraelite lëshuan gaz lotsjellës.

Mjekët raportuan për 109 protestues të lënduar, nga të cilët 10 në gjendje të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco