Shifra rekord, ja sa britanikë kërkuan shtetësinë gjermane pas Brexit...

Shifra rekord, ja sa britanikë kërkuan shtetësinë gjermane pas Brexit...

18:16, 23/05/2018
A+ Aa A-

Në 2017 mbi 7400 shtetas britanik morën shtetësinë gjermane, duke vendosur një rekord përsa i takon këtij fenomeni. Duket se kërkesat në rritje të britanikëve për të marrë shtetësinë gjermane kqanë lidhje me Brexit, ku në mars të 2019, Britania e Madhe, largohet zyrtarisht nga Bashkimi Europian.

Në vitin 2015 vetëm 522 britanikë kishin aplikuar për pasaporta gjermane, ndërsa një vit më pas numri i tyre shkonte në 2865 ose mbi 360 % më shumë se viti paraardhës.

Por në 2017 u vendos rekordi me 7493 kërkesa, ose 160 % më shumë se 2016. Baszuar në këto shifra, në 2017, britanikët u renditën të 2-ët në Gjermani pas turqve, që vijojnë të mbajnë vendin e parë dhe të jenë komuniteti më i madh i huaj në këtë shtet.

Shifrat u bënë publike nga Instititi gjerman i Statistikave, Destatis.

Në vitin 2016 dhe 2017 janë 10 358  britanikë që morën shtetësinë gjermane ose më shumë se dyfishi i numrit të përgjithshëm për vitet 2000 deri në 2015 (5 092 marrje shtetësie).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco