Maduro shpall të padëshirueshëm diplomatin më të lartë amerikan

Maduro shpall të padëshirueshëm diplomatin më të lartë amerikan

23:05, 22/05/2018
A+ Aa A-

Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro,  njoftoi sot largimin e të ngarkuarit për çështjet amerikane në Karakas, Todd Robinson, përfaqësuesi më i lartë diplomatik i SHBA-së, pas vendosjes së sanksioneve ekonomike nga Uashingtoni.

“Kam shpallur person non grata të ngarkuarin për çështjet e SHBA-së dhe njoftoj largimin e tij brenda 48 orëve”, deklaroi presidenti socialist në një fjalim në Këshillin Kombëtar Elektoral.

Nicolas Maduro ka urdhëruar gjithashtu përjashtimin e numrit dy të misionit diplomatik, Brian Naranjo, të cilin e ka akuzuar si përfaqësues të CIA-s në Karakas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco