FOTO/ Njhuni me sozinë e Donald Trump, është një femër

FOTO/ Njhuni me sozinë e Donald Trump, është një femër

15:49, 26/04/2018
A+ Aa A-

Fotografia e një fermereje patatesh në Spanjë është bërë virale në internet pasi u përshkrua si sozia e Presidentit amerikan Donald Trump.

Dolores Leis Antelo, rreth 60 vjeç thuhet se ka një ngjashmëri të çuditshme me Trump. Ajo ka marrë pseudonimin "Donald Trump nga Costa da Morte", raportuan mediat spanjolle.

Foto e Dolores me flokë bionde dhe një shat në sup ndërsa qëndron në një fushë ka marrë mijëra like dhe shpërndarje.

Disa fansa e kanë krahasuar foton e saj me një të Trump duke luajtur golf në një prej vendpushimeve të tij.

"Fotoja ime është shpërndarë shumë, por mendoj prej ngjyrës sime të flokëve,"-tha ajo për mediat spanjolle.

Por, ndërsa Dolores dhe Trump mund të duken të ngjashëm, jeta e tyre është kaq e ndryshme.

Ndërsa Trump përballet me një provë të ashpër për presidencën e tij, Dolores po lufton për të mbjellë patate në një klimë të thatë.

Dhe ndërsa Trump është një përdorues i medias sociale me më shumë se 51 milionë ndjekës të Twitter, Dolores pranon se nuk ka interes në botën digjitale dhe as nuk ka një telefon.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco