VIDEO/ Bisha, ja nëndetësja e re bërthamore që mund të zhdukë një qytet...

VIDEO/ Bisha, ja nëndetësja e re bërthamore që mund të zhdukë një qytet...

20:51, 25/04/2018
A+ Aa A-

Rusia ka prezantuar një nëndetëse të re bërthamore, e cila është e aftë të shkaktojë cunam prej mbi 90 metrash të lartë, e aftë për të zhdukur qytetet bregdetare, thonë ekspertët.

Ekzistenca e nëndetëses “dron”, që besohet të jetë sistemi i “Status-6” – e njohur edhe si ‘makina e Putinit’, u konfirmua nga vetë Presidenti rus në fjalimin e tij vjetor në Moskë muajin e kaluar.

Thuhet se nëndetësja është në gjendje të mbajë një raketë prej 100 megatonësh.

Shpejtësia maksimale e saj arrin në 103 km në orë, me aftësi për të hedhur një raketë bërthamore brenda rrezes së SHBA-ve.

Putini tha se nëndetësja më e shpejtë nënujore ka gjithashtu një varg ‘interkontinental’ dhe është e aftë të mbajë një armë bërthamore për të goditur anijet transportuesve të avionëve dhe objektet bregdetare.

“Është fantastike!”-, tha Putin.

Studiuesi i fizikës dhe i armëve bërthamore, Rex Richardson, tha për Business Insider se një raketë nënujore e lëshuar nga nëndetësja mund të shkatërrojë qytetet bregdetare.

“Një armë bërthamore e vendosur mirë në vend, në rangun prej 20 megaton deri në 50 megatonë pranë një bregdeti, sigurisht që do të ketë energji të mjaftueshme për të barazuar tsunamin e vitit 2011, dhe ndoshta shumë më tepër”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sony26/04/2018 16:10

Trapi-trumpi nuk degjohet fare.

Shto koment

Denonco