Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kryhet me sukses transplanti total i penisit në një ushtar të plagosur në Afganistan

Kryhet me sukses transplanti total i penisit në një ushtar të plagosur në Afganistan

14:08, 25/04/2018
A+ Aa A-

Në SHBA është kryer me sukses transplanti i parë total i penisit.            

Kirurgët e universitetit Johns Hopkins, në Baltimore, Maryland performuan operacionin në një ushtar i cili ishte plagosur nga një bombë në Afganistan.

Penisi për transplant u mor nga  një dhurues i vdekur.

Mjekët thonë se ushtari do të jetë në gjëndje të fitojë funksionet seksuale i cili ishte i pamundur me rindërtimin e penisit.

Skuadra e mjekëve përbëhej nga 11 kirurgë të cilët performuan një operacion transplanti që zgjati 14 orë më 26 mars.

Ky është operacioni i parë i transplantit në një ushtar veteran i cili është plagosur në detyrë si dhe bëhet fjalë për një operacion transplanti tërësor të penisit.

Ushtari i cili iu nënshtrua transplantit përmes një deklarate për median tha: "Kur u zgjova pas operacionit për herë të parë u ndjeva se tani jam në rregull", shkruan BBC. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco