Trump paralajmëron Iranin/ Nëse rinis programin bërthamor do të...

Trump paralajmëron Iranin/ Nëse rinis programin bërthamor do të...

20:23, 24/04/2018
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se Irani do të ketë probleme më të mëdha sesa ka pasur më herët, nëse rinisë programin bërthamor.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, Trump ka thënë se marrëveshja bërthamore e arritur më 2015, ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore është “e çmendur”.

Ai ka thënë se marrëveshja nuk bën asgjë për të penguar programin e raketave balisitike të Teheranit dhe mbështetjen që Irani u ofron grupeve militante përgjatë Lindjes së Mesme.

“Pavarësisht se ku shkoni në Lindjen e Mesme, duket se Irani qëndron prapa çdo problemi që ekziston atje”, ka thënë Trump, duke cituar konfliktin në Jemen.

Macron, i cili po tenton që të bindë presidentin amerikan që të mos largohet nga marrëveshja bërthamore, u ka thënë gazetarëve se dëshiron ta frenojë ndikimin e Iranit në rajon.

Trump u ka dhënë afat shteteve evropiane që kanë nënshkruar marrëveshjen, që deri më 12 maj ta përmirësojnë atë, në të kundërtën ai ka kërcënuar se Uashingtoni do të tërhiqet nga pakti bërthamor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco