Lajmi i fundit

Tjetër skandal/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

Nis largimi i rebelëve sirianë pas marrëveshjes

Nis largimi i rebelëve sirianë pas marrëveshjes

07:54, 22/04/2018
A+ Aa A-

Rebelët sirianë kanë nisur që të largohen nga territoret që i kanë nën kontroll në afërsi të Damaskut, pas arritjes së një marrëveshjeje për evakuim, ka njoftuar media shtetërore siriane.

Autobusët që bartnin kryengritësit dhe familjet e tyre, janë larguar nga rajoni Qalamuni Lindor, për në zonat e kontrolluar nga forcat opozitare në veri të vendit, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve SANA.

Rebelët në qytetin al-Ruhaiba në Qalamunin Lindor, kanë dorëzuar armët e tyre dhe më pas janë lejuar që të largohen me autobusë, ka njoftuar agjencia siriane.

Marrëveshja për evakuuim është arritur me ndërmjetësimin e Rusisë, aleatit kryesor të presidentit sirian, Bashar al-Assad, ka njoftuar Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Qalamuni Lindor është pikë strategjike për Qeverinë siriane, pasi konsiderohet si portë për në shtretëtirën siriane, që ndodhet pranë një rruge kryesore që lidh Damaskun me provincën Homs.

Evakuimet e rebelëve sot vijnë një javë pasi Qeveria e Assadit rimorri nën kontroll enklavën e Gutës Lindore, që gjendet në periferi të Damaskut./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco