VIDEO/ Policja vret agresorin në sallën e gjyqit, tentoi të ...

VIDEO/ Policja vret agresorin në sallën e gjyqit, tentoi të ...

17:38, 13/03/2018
A+ Aa A-

Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka publikuar një video të anëtarit të një bande,  i cili po mbrohej në gjykatë për një çështje trafiku droge dhe që u përpoq të sulmonte një dëshmitar me stilolaps, duke detyruar një marshalle që ta qëllonte atë për vdekje.

Pamjet dramatike shfaqin momentin kur Siale Angilau, një anëtar i bandës Tongan Crips, u ngrit, rrëmbeu një stilolaps dhe vrapoi drejt dëshmitarit duke u hedhur me trup drejt tij.

Dëshmitari, anëtari i një tjetër bande i cili ishte i prangosur dhe i ulur, arriti të largohet drejt një qosheje të sallës së gjyqit dhe iu shmang 25-vjeçarit pa pësuar lëndime.

Në video shihet që zv.marshallja amerikane, e cila u identifikua në sallën e gjyqit si Jane Doe, nxorri me shpejtësi armën e saj nga brezi dhe qëlloi menjëherë katër herë ndaj Angilau.

'Hidhe stilolapsin, hidhe stilolapsin nga dora”,  dëgjohet që ulëret një polic tjetër ndaj agresorit.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2014, por video ëhstë publikuar së fundmi,  pasi familja e viktimës e ka paditur penalisht policen për përdorim të tepruar të forcës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco