Tërmet i fuqishëm 5.9 ballë

Tërmet i fuqishëm 5.9 ballë

16:00, 19/02/2018

Një termet prej 5.9 ballësh goditi sot Meksikën jugore, i cili ishte më i shkurtër dhe më pak intensiv se tërmeti që goditi të njëjtën zonë të premten e kaluar që dëmtoi rreth njëmijë shtëpi. Për momentin nuk raportohet për viktima apo dëme, shkruajnë mediet lokale.

Sipas ‘Geological Survey’ termeti goditi u ndie 27 milje në lindje të Oaxaca në një thellësi prej 6 miljesh. Qyteti i Oaxaca është rreth 300 milje në jug të kryeqytetit meksikan, Mexico City.

Gjithsesi tërmeti ishte mjaft i fortë për të shkaktuar alarme emergjente.

Dridhjet e së premtes shkatërruan ndërtesa në Mexico City më shumë se dy minuta dhe ringjallën kujtimet e dy tërmeteve që ndodhen në shtatorin e vitit të kaluar ku vranë disa qindra njerëz në pjesë të tjera të vendit.

Askush nuk pësoi gjatë tërmetit të javës së shkuar, por një helikopter ushtarak që mbante zyrtarë që vlerësonin dëmin e saj u rrëzua, duke vrarë 13 vetë dhe duke plagosur edhe 15 të tjerë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment