New York/ Rënie rekord e vrasjeve, në listë e policisë edhe bandat shqiptare

New York/ Rënie rekord e vrasjeve, në listë e policisë edhe bandat shqiptare

16:34, 01/01/2018
A+ Aa A-

Niveli i kriminalitetit në New York ka arritur nivelin më të ulët që nga vitet ’50. Deri tani, viti 2017 ka regjistruar vetëm 285 raste krimesh, me një rënie rekord të nujmrit të vrasjeve.

Të dhënat janë raportuar nga New York Times që tregon një rënie drastike në të gjitha kategoritë e krimit, jo vetëm në vrasje, por edhe në dhunën seksuale, vjedhjet, grabitjet dhe vjedhjet e makinave. Duke mbledhur të gjitha krimet, në 12 muajt e fundit janë regjistruar 94 806 episode karshie 101 716 të vitit të kaluar. Vazhdon seria pozitive që tashmë zgjat prej 27 vitesh. Bëhet fjalë për pothuajse një mrekulli për një metropol ku banojnë 8.5 milionë njerëz.

Rezultatet janë një kënaqësi e madhe për kryebashkiakun Bill de Blasio, i akuzuar se është më i butë në luftën kundër krimit krahasur me grushtin e hekurt që karakterizoi administratën e Michael Bloomberg apo të Rudolph Giulianit, i njohur si ai që “ripastroi qytetin”.

Pak vjet më parë, New York Magazine përpiloi një listë të bandave për të ndërtuar hartën e krimit në New Tork: Albania Boys Inc, Crips, Bloods, MS-13, Born To Kill (BTK), Latin Kings, Trinitarios, Dominicans Don’t Play (DDP), ishin disa nga emrat që e bënë Mollën e Madhe një ferr me sytë hapur. Tani, me rënien rekord të vrasjeve, një optimizëm i ri sundon rrugëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco