Sekretariati i Etikës, vegla e rradhës e Ramës për goditjen e opozitës!

Sekretariati i Etikës, vegla e rradhës e Ramës për goditjen e opozitës!

16:09, 29/01/2024
A+ Aa A-

Nga Enri Vrenozi 

Teksa deputetët e PD protestojnë për të drejtat e tyre në Parlament dhe kërkojnë zbatimin e rekomandimeve të ODIHR, për të patur gjithëpërfshirje në Komisionin e Reformë Zgjedhore, Edi Rama urdhëron deputetët e tij të kërkojnë përjashtimin e deputetëve opozitarë në Sekretariatin e Etikës, i cili zbaton “qorrazi” urdhërat e kryeministrit. 

Duke kërkuar “uzurpimin” e Reformës Zgjedhore, Edi Rama kërkon “të pastrojë terrenin” nga opozitarët e vërtetë, duke i përjashtuar nga Parlamenti 19 deputetë, për të mbyllur pazaret e tij me opozitën që ai do dhe i intereson. 

Në një mbledhje të thirrur “online”, Sekretariati i Etikës, ka përjashtuar për 20 ditë deputetin Ervin Salianji dhe për 10 ditë 18 deputetët e tjerë të partisë Demokratike, për pengim të seancës dhe komisioneve parlamentare.  Mesa duket zhurmuesi i përdorur nga Ervin Salianji, në seancën plenare ka bërë që ai të dënohet 10 ditë më shumë se “bashkëpuntorët e tij” në sabotimin e aktivitetit parlamentar. 

Mazhoranca socialiste nuk lypën bashkëpunim për daljen nga ngërçi, por heshtjen e opozitës në këmbim "të pjesës së tyre". Kjo taktikë nuk ka “ecur” këtë herë dhe sulmi frontal ka ngelur si e vetmja mundësi.  

Edi Rama e ka kuptuar që përballë opozitës së vërtetë, pazaret me kulla dhe apartamente nuk zgjidhin punë, prandaj po tenton eliminimin e zërit të opozitës me të gjiha mënyrat, për të arritur qëllimet e tij dhe këtij skenari Partia Demokratike dhe opozita shqiptare duhet të dijë ti përgjigjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco