Plani pervers i Edvinit dhe Lulzimit të tij …

Plani pervers i Edvinit dhe Lulzimit të tij …

14:21, 25/01/2024
A+ Aa A-

Nga Bled Marku/

Burgosja politike e liderit të opozitës Sali Berisha fakton një herë e përgjithmonë se tashmë në Shqipëri po riinstalohet një diktaturë e re, pasardhëse e bijve të ish-bllokut që e skllavëruan, shkatërruan, denigruan vendin për 45 vite me rradhë.

Me ndihmën e ish-sigurimsave të shtetit, sot me emërtesë të re “SPAK”, Edvin Rama, pasardhës i Kristaq Ramës që vari në litar poetin disident Havzi Nela po vë në grykë të gijotinës liritë dhe të drejtat kushtetuese të çdo shqiptari dhe po tenton të çimentojë pushtetin e tij në Shqipëri.

Me shembullin e forcës, Edvini i Kristaqit urdhëroi prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët e GJKKO-së të lënë në masën e arrestit shtëpiak të vetmin kundërshtar e opozitar që nuk arritën ta kompromentojnë apo ta blejnë. 

Me burgosjen politike të Sali Berishës, Edi Rama po shtron rrugën drejt një mandati tjetër, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 (ndoshta edhe zgjedhje të parakohshme, por kjo mbetet për t’u parë).

Me 26 Shkurt, në gjyqin ndaj Charles McGonigal do faktohet se Edvini i Kristaqit ka paguar para për shpalljen “non grata” të Sali Berishës dhe masat që po merr i janë vënë në funksion shpëtimit të tij nga burgu. Të gjithë janë me faj dhe mund të shkojnë në burg, veç Edvini i Kristaqit nuk e përballon dot burgun.

Makinacionet e përdorura nga veglat e tij qeveritare e opozitare të blera me shuma të mëdha parash janë një rrezik për Shqipërinë e shqipëtarët. 

Çfarë po synon Edvini i Kristaqit?

Me marrjen peng të Lulzim Bashës dhe shpurës që i shkojnë nga pas, ai tashmë ka në dorë që të bëjë ndryshimet e nevojshme kushtetuese e reformën zgjedhore duke “eleminuar” konkurentët që i cënojnë pushtetin.

Me “kërpëratën e re” në parlament, me gjykatat e kontrolluara prej tij, me SPAK-un që e vërsul ndaj çdo denoncuesi, madje edhe me disa ambasadorë të kompromentuar prej tij, Edvinit të Kristaqit po i shtrohet rruga për shpalljen “Faraon i Albanistanit”

Skema është e thjeshtë. 

Edi Rama shpallet fajtor për korruptimin e McGonigal, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, kundërshtarin e tij politik e arreston, vulën opozitare e degdis te aleatët e tij, makineria qeveritare ngrihet në këmbë e me paratë e vjedhura do të blejë vullnetin dhe votën popullore (sepse nëse i varfëron njerëzit, i blen edhe më lirë) e del sërish në TV duke thënë se çfarëdolloj mëkati të bëjë Edvini i Kristaqit, populli e do “hajdutin 2 metrosh”

Pyetja që lind natyrshëm është një dhe e vetme, a do e lejojmë që kjo të ndodhë, dhe kush do të ndalojë planin pervers të Edvinit dhe Lulzimit të tij?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco