Mesazhi i Sali Berishës nga SPAK!

Mesazhi i Sali Berishës nga SPAK!

21:42, 23/01/2024
A+ Aa A-

Nga Enri Vrenozi 

Prej 30 dhjetorit në arrest shtëpie, sot kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë për herë të parë nga banesa e tij në rrugën që tashmë njihet si “Rruga e Shpresës”. Në një nga shfaqjet që mbase mendohej se do ishin fundi i tij politik, Berisha vërtetoi përsëri shprehjen “lider lind nuk bëhesh”.

I qeshur, me ndjenjën e krenarisë që i shndërriste në fytyrë, doli nga banesa e tij për të shkuar drejt atij institucioni që asnjë nuk i ishte drejtuar i buzëqeshur.

Si askush tjetër, sapo mbërriti pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, pritej nga qindra mbështetës të tij. Ndaloi para tyre, teksa theksoi se ishte aty për të përfaqësuar ata, pluralizmin e Shqipërisë dhe Partinë Demokratike. I qetë si askush tjetër hyri në atë derë i bindur në veten dhe të drejtat e tij.

Kur doli, u duk si kapiteni i një ekipi që po ngrinte në ajër “kupën e botës” dhe jo si një person që shkoi për tu marrë në pyetje. Në fakt për Doktorin ajo ishte një fitore, fitore e së drejtës, burrërisë dhe qëndresës. Teksa të gjithë mendonin se ai do të mbahej për një kohë të gjatë aty, qëndroi vetëm 1 orë e 30 minuta. Hyri dhe doli si “mbrojtësi i së vërtetës” dhe këtë status e respektoi deri në fund si askush tjetër.

Në fjalën e tij tha çdo gjë që kishte ndodhur brenda, zbuloi pyetjet dhe dinamikën e ngjarjeve. Tregoi se si u përball me prokurorët, provat që ju paraqiti dhe “këshillat” që ju dha. Përshëndeti këdo që ishte aty dhe u drejtua drejt banesës së tij. 

E gjithë kjo ishte një mesazh, i qartë si kristali: Sali Berisha nuk ka frikë, sepse po mbron të vërtetën. Sali Berisha në një nga proceset që konsiderohet historik, ku procedurat e fillimit marrin rreth 1 orë, pjesën tjetër e mbaroi për 30 minuta. E mbaroi sepse shkoi aty, ju përplasi të vërtetën në sy, prova të pakundërshtueshme për pafajësinë e tij dhe  për përdorimin që ju bën Edi Rama prokurorëve dhe u largua.

Kjo ngjarje sot, tregon se Sali Berisha është frika e vetme e Edi Ramës dhe doktori duke e kuptuar këtë i çoi një mesazh, që ndryshe nga ai Sali Berisha nuk ka frikë njeri, sepse po mbron të drejtën dhe herët a vonë e drejta do të fitojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco