Ministri shqiptar firmos me Vatikanin në 1927: Shqipëria laike, por të gjitha fetë mbrohen me Kushtetutë!

Ministri shqiptar firmos me Vatikanin në 1927: Shqipëria laike, por të gjitha fetë mbrohen me Kushtetutë!

10:25, 20/06/2019
A+ Aa A-

Nga Aurenc Bebja, Francë.

“Le Temps” ka botuar, të martën e 27 dhjetorit 1927, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me marrëveshjen ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Vatikanit me qëllim plotësimin e aspiratave të popullsisë katolike të veriut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Romë, 26 dhjetor.

Z. Vrioni, ministri i jashtëm shqiptar, kryetar i misionit shqiptar për të përfunduar një marrëveshje me Vatikanin, bëri deklaratën e mëposhtme për gazetarët  “Misioni shqiptar ka fuqinë e plotë për të nënshkruar marrëveshjen për të cilën pikat e saj kryesore janë miratuar tashmë nga qeveria. Në lidhje me emërimin e peshkopëve, duhet të theksojmë se në vendin tonë të gjitha fetë tolerohen. Shqipëria është në thelb laike, por të gjitha fetë mbrohen dhe garantohen me Kushtetutë.

Selia e Shenjtë do të jetë në gjendje të zhvillojë aktivitetin e saj brenda kufijve të përcaktuar nga ligjet e shtetit. Aspiratat e popullsisë katolike të veriut do të realizohen.”/Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco