Shembja në Dragostunjë/ Deputetët PD: Shqiptarët rropaten maleve, Rama shkon në Korçë me helikopter
Deputetet e PD, Klodiana Çapja e qarkut Elbasan dhe Ledina Alolli e qarkut të Korçës, Ledina Alolli kanë shkuar në vendin ku është shembur ura tek 'Arra e Gurrës' për të parë nga afër gjendjen e rëndë të rrugës.
Ato kanë akuzuar qeverinë se, i ka braktisur shqiptarlt të cilët rropaten maleve, ndërsa Rama shkon me helikopter në Korçë.
LEXO EDHE: Prej tre ditësh rruga në Dragostunjë e bllokuar, banorët përplasen me policinë: Na lini të kalojmë
Fjala e plotë:
"Ashtu si deputetja 3 qarkut të Elbasanit Klodi, por edhe drejtuesit e departamentit të infrastrukturës pranë Partisë Demokratike, kanë parë nga afër situatën alarmante që është krijuar pikërisht këtu tek vendi që quhet Arat e Gurës.
Në fakt, kam ardhur këtu për të parë këtë situatë dhe për të parë nga afër gjendjen e krijuar, për arsye sepse kjo është arteria kryesore që lidh juglindjen e Shqipërisë me kryeqytetin e vendit.
Një dëm jashtëzakonisht i madh, jo vetëm për juglindjen, por edhe për qarkun e Korçës që e përdor këtë rrugë për të zhvilluar jo vetëm përditshmërinë e tij, por edhe për ekonominë e rajonit të juglindjes.
Kjo rrugë ka shkaktuar problematika mjaft të mëdha për bizneset e qarkut të Korçës, për pjesën e turizmit, por edhe për qytetarët që e përdorin këtë rrugë në përditshmërinë e tyre.
LEXO EDHE: PAMJE TRONDITËSE/ Shembet plotësisht rruga te Arra e Gurres, pjesë e aksit Librazhd - Pogradec
Ndërkohë, sot është ditë e hënë, studentët duhet të ishin pranë auditoreve të universitetit, por ata janë të detyruar që për të qenë në mësim, të shfrytëzojnë rrugë të cilat janë të pakalueshme, madje dhe të pasigurta.
Por mos harrojmë që këtë rrugë e përdorin edhe njerëz që mund të shkojnë edhe të kurohen në Tiranë, të kenë probleme të ndryshme shëndetësore dhe pikërisht orët e gjata, zvarritjet nëpër akse dytësore të cilat nuk sigurojnë një lirshmëri në këtë rrugë, por edhe nëse nuk sigurojnë jetën e tyre, janë mjaft problematike.
Sot kryeministri Rama vjen në Korçë për të inauguruar Polin e Dijes dhe nga një njoftim zyrtar i policisë, bëjmë me dije që ai do të zbresë me helikopter në Korçë.
Pra, ai ende vazhdon të shfrytëzojë pikërisht vizitat e punës, por duke përdorur mjete luksi. Kurse shqiptarët sot rropaten maleve për të arritur në vendet që ata duan të shkojnë.
Rrugët e florinjta për shqiptarët mbetën rrugëve, kurse për kryeministrin Rama dhe për kabinetin e vet qeveritar dhe për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ato janë një mjet për të mbushur xhepat e tyre. Faleminderit"