'Vlora pa ujë', Xheka: Dështim i plotë i Ujësjellësit dhe Bashkisë, vazhdojmë protestat

Situata në Vlorë vijon të jetë e rëndë, ndërsa qyteti ka hyrë në ditën e pestë pa furnizim me ujë të pijshëm. Mungesa e zgjatur ka sjellë revoltë të fortë qytetare, e cila ka shpërthyer në protesta të ashpra kundër Bashkisë dhe Ujësjellës-Kanalizimeve, institucione që akuzohen për keqmenaxhim dhe mungesë përgjegjësie.

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Kafe Shqeto”, Xhulia Xheka, përfaqësuese e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), foli për protestën e zhvilluar një ditë më parë në Vlorë, ku iu bashkuan edhe të rinjtë e FRPD-së, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme për krizën e ujit. Ajo e cilësoi situatën si një “paradoks të dhimbshëm”, ku qytetarët jashtë kërkonin një nevojë jetike si uji, ndërsa brenda institucioneve zyrtarët qëndronin të mbyllur dhe të shkëputur nga realiteti.

Sipas Xhekës, protestuesit arritën deri në dyert e teatrit “Petro Marko”, ku po zhvillohej një takim me përfaqësues të bashkisë, duke kërkuar përballje të drejtpërdrejtë me kryetaren e bashkisë, e cila, sipas tyre, ndodhej brenda por nuk reagoi ndaj thirrjeve të qytetarëve.

LEXO EDHE: 'Vlora 4 ditë pa ujë, skandal'/ Qytetarët kërkojnë llogari nga kryetarja e bashkisë dhe Balluku: Kur vjen uji?

Përfaqësues të opozitës e përshkruan protestën si një akt dëshpërimi të një populli të detyruar të dalë në rrugë për “bukë, ujë dhe dinjitet”, duke theksuar se qytetarët dhe opozita janë bërë një në këtë kauzë, të bashkuar nga varfëria dhe padrejtësia. Gjatë protestës u raportua edhe shoqërimi në polici i një të riu nga Forumi Rinor.

Ndërkohë, kritikat ndaj autoriteteve lokale janë shtuar, veçanërisht për atë që opozita e cilëson si propagandë në rrjetet sociale. Ndërsa përfaqësues të mazhorancës pretendojnë se situata është drejt zgjidhjes, realiteti në terren tregon të kundërtën: qytetarë në radhë të gjata, duke mbushur bidona në pak pika uji apo rrjedhje anësore, pa asnjë plan konkret për furnizim me autobote. Sipas dëshmive, i vetmi autobot i parë në qytet ka qenë jashtë funksionit.

Burime nga opozita lokale pohojnë se problemi nuk lidhet thjesht me një defekt teknik, por me mungesën e pjesëve rezervë për një investim të mëparshëm, çka ka paralizuar të gjithë sistemin dhe ka nxjerrë në pah mungesën e planifikimit nga ana e ndërmarrjes. Situata cilësohet alarmante, me rrezik serioz për shëndetin publik dhe shpërthim epidemish.

LEXO EDHE: 4 ditë pa ujë/ Noka: Bashkia Vlorë me këto ritme do rikthejë në fuqi rregullin e larjes vetëm të dielave

Për shkak të mungesës së një zgjidhjeje konkrete, është paralajmëruar një tjetër protestë ditën e sotme para godinës së bashkisë, me thirrje për pjesëmarrje edhe më të gjerë, ndërsa qytetarët e Vlorës vijojnë të presin rikthimin e normalitetit.

Deklarata e plotë:

"Dje situata ishte kaotike në qytetin e Vlorës, për faktin se qytetarët kanë disa ditë që vuajnë mungesën e ujit, siç e diskutuam.

Forumi Rinor dhe Partia Demokratike e Vlorës ju bashkuat dje kauzës së qytetarëve. Ne kishim organizuar një protestë. Gjatë marshimit në rrugët e qytetit të Vlorës, pamë se shumë qytetarë ishin mbledhur spontanisht pranë teatrit Petro Marko, ku po protestoni për mungesën e ujit.

Atëherë, paradoksi i dhimbshëm qëndronte tek pjesa sepse në rrugë dëgjoje qytetarët që bërtisnin dhe kërkonin ujë me bidona bosh dhe ndërkohë brenda sallës së teatrit Petro Marko qëndronin zyrtarët e lartë dhe përfaqësues të bashkisë.

LEXO EDHE: ‘Administrata në gala, qytetarët pa ujë’/ Këlliçi: 2026, fundi i kësaj bande që e shkatërroi Shqipërinë

Situata ishte, qytetarët u detyruan të shkonin dhe të trokisnin në dyert e teatrit për faktin sepse kishin ditë që kërkonin zgjidhje dhe kryetarja e bashkisë, e cila nuk ishte përgjigjur qytetarëve, pretendoi se ishte brenda.

Në fakt, dua të të jap një mesazh për të thënë që opozita prej kohësh ka thënë se ne do të jemi në rrugë pranë qytetarëve dhe pranë popullit. Kjo sepse sot populli ishte i detyruar që të dalin në rrugë për të kërkuar bukë, ujë dhe dinjitetin e tyre.

Kjo protestë tregoi qartë që opozita dhe populli sot janë një. Ne vuajmë të gjithë sot varfërinë, pamundësinë, padrejtësinë dhe refuzimin për t'u nënshtruar.

Ka ndodhur një incident dje. Një djalë i Forumit Rinor është shoqëruar nga, siç e shikoni edhe në pamje.

Në fakt, po, me sa, me sa informacion kemi, vetëm një djalë, I cili nuk ka shkaktuar asnjë problem".