Tritol në Shkodër, i biri vret babanë në Durrës, vrasje në Tiranë dhe Berat, 4 krime brenda pak orësh

Katër ngjarje të rënda janë shënuar në vend ditën e sotme.

Në orët e para të mesditës së kësaj e martë në Shkodër iu vu tritol 38-vjeçari Enea Busukja, i cili sapo ndezi makinën, mjeti shpërtheu. Si pasojë ai mbeti i plagosur.

Ndërkohë në Durrës 25-vjeçari Marjan Kodheli vrau me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli.

Ndërkohë në Tiranë 34-vjeçari Indrit Ismaillari, kamerier në lokalin në zonën e Komunës së Parisit, ka mbetur viktimë pasi është goditur me thikë nga Filip Shehu, i cili punonte si kuzhinier në këtë biznes.

Ndërsa në Berat, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Kristo Mema Alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, ka goditur me mjet prerës shtetasin Keli Hoxha., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.

Tri vrasje me thikë brenda 2 orësh, në Berat 63-vjeçari godet për vdekjen turistin, u zunë për kalin në kala

Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij. 

Të tjera detaje dalin nga vrasja e ndodhur këtë pasdite në Kalanë e Beratit, ku mbeti i vrarë Keli Hoxha, 42 vjeç.Shkak dyshohet se është bërë një kalë që mbante autori, Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç.Ky i fundit është me precedent penal në Greqi, ndërsa viktima ishte turist.

Vrasja te 'Komuna e Parisit', picieri vret kuzhinierin. Zbardhet dëshmia: Më bullizonte (VIDEO)

Një sherr mes kolegësh në një lokal-piceri në Tiranë ka përfunduar në tragjedi.34-vjeçari Indrit Ismaillari, kamerier në lokalin në zonën e Komunës së Parisit, ka mbetur viktimë pasi është goditur me thikë nga Filip Shehu, i cili punonte si kuzhinier në këtë biznes.Ky i fundit është vënë në pranga nga policia, ndërsa në dëshminë e parë ka thënë se janë zënë për punën. 

34-vjeçari Indrit Ismaillari, kamerier në lokalin në zonën e Komunës së Parisit, ka mbetur viktimë pasi është goditur me thikë nga Filip Shehu, i cili punonte si kuzhinier në këtë biznes.Ky i fundit është vënë në pranga nga policia, ndërsa në dëshminë e parë siç mëson gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, ka thënë se janë zënë për punën.Në foton e siguruar nga Syri TV, shihet momenti kur Filip Shehu vihet në pranga nga policia.

Krimi në familje/ Djali vret me thikë babain në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, me pasojë një viktimë. Raportohet se një person ka vrarë me thikë babanë e tij. Nga informacionet paraprake dyshohet se djali vuante nga probleme të shëndetit mendor.Autori është identifikuar si Marjan Kodheli, ndërsa viktima Pjetër Kodheli. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkallnurit.

Është vënë në pranga 25-vjeçari Marjan Kodheli, i cili dyshohet se vrau m thikë babanë e tij në banesë.Ngjarja ndodhi në zonën e Shkallnurit, ndërsa dyshohet se djali vuante nga probleme të shëndetit mendor.

EMRI/ Shpërthim me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i tatimeve

Një shpërthim me lëndë plasëse është raportuar në qytetin e Shkodrës, e vendosur në një makinë të parkuar. Sipas burimeve paraprake, ngjarja është regjistruar në lagjen “Arra e Madhe”, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e saj.

Lagjja “Ndoc Mazi” në Shkodër është tronditur paraditen e sotme nga një atentat me tritol vendosur në makinën e një 38-vjeçari. Sipas policisë, tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Busukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer.

Është gjetur një makinë e djegur në fshatin Postribë, që dyshohet se është përdorur nga autori/ët pas atentatit të sotëm në Shkodër. Sipas policisë, tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Buzukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer.

Një sasi tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Busukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer. Si pasojë, 38 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. Ai rezulton se është punonjës i Tatimeve në Shkodër, ndërsa nuk figuron si person me problematika apo me precedent penal.

Pas shpërthimit me lëndë plasëse që tronditi ne lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër, policia ka zbuluar një makinë të djegur në fshatin Dragoç.Burime nga hetimet paraprake bëjnë me dije se mjeti po verifikohet nëse ka lidhje me atentatin ndaj 38-vjeçarit Enea Busukja, i cili mbeti i plagosur si pasojë e shpërthimit.Makina është gjetur plotësisht e shkrumbuar dhe po i nënshtrohet ekspertizës nga grupi hetimor për të përcaktuar pronësinë dhe nëse është përdorur nga autorët e ngjarjes.