VIDEO - FOTO/ Rama takim elektoral nga lokali i trafikantit ndërkombëtar të drogës

Edmond Stafa, biznesmeni nga Elbasani i arrestuar mbrëmjen e djeshme për trafik ndërkombëtar droge, ka lidhje të forta me Partinë Socialiste.

Vëllai i tij, Bukurosh Stafa, pjesë e PS-së, është zgjedhur në krye të Këshillit të Qarkut Elbasan në mandatin 2015 – 2019. Ai ka qenë edhe deputet për zonën e Elbasanit, me PS-në, gjatë periudhës 2005 – 2009.

Edmond Stafa është pronar i hotel-bar-restorantit “Skampini”, që ndodhet në zonën e Kalasë së Elbasanit, një vend i njohur në qytet.

Disa ditë më parë, në lokalin e Edmond Stafës, ka qenë edhe kryeministri Edi Rama. Në zonën përreth, Rama zhvilloi një miting me gratë e Elbasanit, dy ditë më parë.

Vend iështë përzgjedhur nga PS e Elbasanit, në krye të së cilës është deputeti Taulant Balla, njëkohësisht nënkryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Më poshtë është video e plotë e mitingut të PS-së, ku Edi Rama u prit nga gratë e Elbasanit me një parullë në anglisht: "Ne të duam".

Arrestimi i Stafës

Edmond Stafa, 51 vjeç, është arrestuar mbrëmjen e djeshme. Stafa, banues në Elbasan, është dënuar me 10 vjet burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike nga gjykata e Bergamos në Itali.

Mësohet se 51-vjeçari është arrestuar në ambientet e lokalit të tij. Pritet që Stafa të ekstradohet drejt Italisë, ku edhe është dënuar.

/Syri.net/