Vrasja e Etleva Kurtit në Kamëz, Vladimir Kurti flet nga burgu: E ka bërë Dan Hutra

Njeriu më i kërkuar i momentit, Dan Hutra dyshohet se është autori i vrasjes së tre grave ditën e sotme në Kamëz. 

Krahas krahas makrës së Paskuqanit, ku vrau motrën e ish-bashkëjetueses, Mevlute Hysa dhe kunatën e saj, Hasime Dafku e plagosjes së Elena dhe Kujtime Hysa, Dan Hutra dyshohet edhe për një tjetër krim.  

Policia njoftoi se në rrugën "Besëlidhja", në rrethana të paqarta është vrarë në oborrin e banesës Etleva Kurti, 31 vjeçe. Raportimi për vrasjen e Etleva Kurtit u bë pas masakrës së Paskuqanit ku dy gra u vranë nga Dan Hutra. 

Etleva Kurti është motra e Vladimir Kurtit i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e pronarit të marketit në Kamëz, Agim Buçi dhe plagosjen e bashkëshortes së tij, Rita Buçi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2018. 

Vladimir Kurti ka reaguar nga burgu për mediat, duke akuzuar për vrasjen e motrës pikërisht Dan Hutrën. 

Ai ka thënë Dan Hutra kishte tentuar ta vrasë edhe atë në burg. 

"Dyshoj sepse kemi pasur përplasje këtu në burg me të. Gjatë gjithë kohës jemi ngacmuar Janë shumë ngjarje që si lidh dot. Më ka kërcënuar, kishte tentuar shumë herë të më vriste edhe këtu”, tha vëllai i viktimës, Vladimir Kurti. 

Etleva Kurti u ekzekutua mesditën e sotme me armë zjarri kallashnikov teksa ndodhej në oborrin e banesës së saj. Policia zyrtarisht ende nuk ka një emër konkret të dyshuar për krimin e rëndë.  

Krimet e Dan Hutrës që shkaktoi masakrën në Paskuqan nuk kanë të ndalur. Autori që vrau familjarët e ish-bashkëjetueses mesditën e sotme, vijon të shkaktojë trazira në kryeqytet teksa është në arrati. Dan Hutra ka plagosur dhe një tjetër grua në Astir. Dyshohet se gruaja që është plagosur është ish-dashura e 40-vjeçarit, Marjana Gurakuqi.

Kjo e mërkurë ishte një ditë e zezë për vendin pasi tre gra u vrarë barbarisht me armë zjarri dhe tre të tjera u plagosën, ndërsa autori vijon të jetë në arrati.