'Hapëm negociatat'/ Cakaj mbetet qesharak edhe kur largohet

Gent Cakaj u largua nga detyra e tij si ministër i Jashtëm ashtu siç erdhi, në mënyrë qesharake dhe pa bërë asgjë.

Ai u bë i famshëm për faktin se shtoi në peshë në detyrë dhe për gjëra qesharake, si konferenca e famshme ku do fliste vetëm ai, duket se nuk ia ka pasur haberin se çfarë ka bërë në punën e tij.

Në komentin e largimit, ai shkruan se ka hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në.

Cakaj thotë fare pa u skuqur dhe pa turp, se negociatat me BE janë hapur, dhe e rendit këtë te rezultatet e punës së tij.

Largimin e tij, kryeministri Edi Rama e ka përcjellë me një mesazh të thatë, denigrues, ku nuk e përmend fare se Cakaj ka dhënë dorëheqjen.

Kështu mbyllet në mënyrë të palavdishme dhe të turpshme kapitulli i të rinjve nga Kosova që katapultoi Rama në qeveri dhe politikë, por që dolën prej saj siç u futën, të paaftë dhe groteskë.