Konferenca ku do flasë vetëm... Cakaj/ Programi bëhet viral

Konferenca ku do flasë vetëm... Cakaj/ Programi bëhet viral

19:43, 20/11/2019
A+ Aa A-

Që kur ia ngarkoi përsipër barrën e ministrit të Jashtëm, Edi Rama ka folur për cilësitë e Gent Cakajt si një djalë i zgjuar. Por deri më tani, në rrjetet sociale, ai është komentuar vetëm për delirin e tij dhe fjalët e fjalitë e pakuptimta.

Së fundmi, programi i një konference u bë viral në rrjetet sociale.

Ministria e Punëve të Jashtme do të organizojë një konferencë mbarëkombëtare mbi “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor”.

Aty tregohet se si Gent Cakaj do mbajë fjalën hapëse, pastaj do jetë referues kryesor në të dy sesionet dhe në fund... do mbajë sërish fjalën përmbyllëse.

Konferenca organizohet siç thekson njoftimi nën kujdesin e ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sh.T.Z.Gent Cakaj. Pavarësisht se nuk është ministër i Jashtëm i dekretuar nga Presidenti i Republikës, zt.Cakaj i atribuon vetes titullin “SH.T.Z”, titull që zakonisht i takon Presidentit të Republikës, Kryeministrit apo Ministrit të Jashtëm.

Të tjerët do kenë mundësi të bëjnë ndonjë ndërhyrje të vogël kur të mbarojë fjala e Cakajt. Vetëm pesë minuta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku20/11/2019 21:57

Çfarë mutin është "SH T Z"-ja ?

Cilimi I llastuar20/11/2019 21:35

Ky eshte akoma femije me buzet me tamel. Cfare Ti thuash ketij harabeli I dale nga kafazi I Linda Basha-rames qe e ka dhenderrush. Ky qe ka lexuar shume por eshte ende me abetaren Dhe vjerrshat e Naimit

Shtetrrumpalle 20/11/2019 20:50

I duhet te Regjistroje si konference shkencore nderkombetare per doktoraturen e tij te shtate

Shto koment

Denonco